image Babai i të arrestuarit për 'avullimin' e 2 milionë eurove te Thesari është zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës

Ekskluzive

Babai i të arrestuarit për ‘avullimin’ e 2 milionë eurove te Thesari është zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës

news image

Zyrtari i Thesarit të Shtetit, Labinot Gruda, u arrestua më 20 tetor në lidhje me dyshimet për ‘avullimin’ e dy milionë eurove në Ministrinë e Financave. Gazeta Sinjali mëson se babai i tij, Xhavit Gruda është zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për këtë rast, ku 2.1 milionë euro, si katër transaksione shkuan në operatorin ekonomik LDA Group SH.P.K.

Gazeta Sinjali mëson se Labinot Gruda sot do të dalë para gjykatës, derisa dy zyrtarët e tjerë që janë të dyshuar lidhur me këtë rast janë në arrati.

Ndëra lidhur me këtë çështje, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mbajti konferencë, ku tha se transaksioni është bërë me 9 tetor, ndërsa procedura ka filluar më 20 tetor.

/GazetaSinjali/