image Babai i Boris Johnson kundër rekomandimeve të qeverisë, i injoron vendimet e djalit të tij kryeministër

Botë

Babai i Boris Johnson kundër rekomandimeve të qeverisë, i injoron vendimet e djalit të tij kryeministër

news image

Babai i Boris Johnson ka shkuar në Greqi me pushime, duke injoruar rekomandimet e qeverisë britanike dhe djalit të tij kryeministër për qytetarët e vendit për të udhëtuar vetëm nëse është jashtëzakonisht e nevojshme.

Stanley Johnson, 79 vjeç, mbërriti në Athinë mbrëmë për ta vizituar vilën e tij në Pelion. Ai as nuk hezitoi të postojë foto në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar çdo kornizë të udhëtimit të tij.

https://www.instagram.com/p/CCHXJNBnj4u/?utm_source=ig_web_copy_link

Babai i kryeministrit britanik ka mbërritur në Greqi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke e ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.

Duke folur nga ballkoni i vilës së tij mbrëmë, Stanley Johnson tha: “Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër koronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Duhet të zbatojmë ura sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm”.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Stanley Johnson i ka shkelur rekomandimet e qeverisë britanike. Para se të aplikohej bllokimi, ai kishte deklaruar se do të vazhdonte të shkonte në bar, pavarësisht 79 viteve të tij. “Sigurisht që do të shkoj në bar”, kishte thënë. /Gazeta Sinjali

https://www.instagram.com/p/CCHXO5ins-a/?utm_source=ig_web_copy_link