image Babai i Astrit Deharit tregon kush ia kumtoi lajmin për vdekjen e të birit

Kosovë

Babai i Astrit Deharit tregon kush ia kumtoi lajmin për vdekjen e të birit

news image

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit i cili ishte gjetur i vdekur në burg të Prizrenit në vitin 2016, ka rrëfyer se si ka marr lajmin për vdekjen e djalit të tij.

Dehari ka thënë se ka pranuar një telefonat nga një person që është prezantuar si punëtor social dhe ia ka kumtuar lajmin.

“Jam një punëtor social dhe Astriti ka vdekur, nuk na ka thirr kërkush ne kemi shkuar vet në burgun e Prizrenit për t’i marr rrobat e tij, kur i kam thënë prokurorit nuk na ka thirrur askush më ka thënë që askush nuk thirret”, ka treguar Dehari.

Familja Dehari gjatë ditës së sotme ka pranuar raportin e ekspertëve nga Instituti Ligjor i Loznës për vdekjen e Astrit Deharit, sipas të cilit Astriti është vrarë dhe nuk ka kryer vetëvrasje. /Gazeta Sinjali/