Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, pas marrjes së raportit të ekspertizës e kryer nga Instituti i Lozanës në Zvicrër për vdekjen e të birit, tha se bëhet fjalë për vrasje.
“Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës. Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për vrajsen”, tha babai i Astritit para mediave, transmeton Gazeta Sinjali.
E njëjta ekspertizë është bërë e ditur se ka arritur në Kosovë saktësisht një javë më parë, derisa e njëjta është dërguar për tu përkthyer, sot i është dorëzuar familjes./Gazeta Sinjali/