Sonte në Prishtinë është vrarë biznesmeni Albert Krasniqi nga babai i tij, Skënder Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës teksa ka bërë të ditur se është arrestuar personi që dyshohet se ka kryer vrasjen, pra, babai i tij.
Ndërsa tani Gazeta Sinjali mëson detaje të reja lidhur me rastin.
Siç mëson Gazeta, babai i Albert Krasniqit që dyshohet se e ka vrarë djalin e tij, akoma nuk e ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur vrasja.
Burime të Gazetës Sinjalit bëjnë me dije se ai e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje në polici.
Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detaje të tjera lidhur me rastin.