Me akuza të rënda ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, ka nisur raportimi në komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë i Naim Musliut, babai i Agon Musliut, që vdiq gjatë karantinimit në Qendrën e Studentëve, në muajin maj.
Ai në fillim ka kërkuar që të ketë një minutë heshtje për djalin e tij dhe ata që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se “sa herë po flitet për djalin tim, ju po e ulni kokën”.
“Pse nuk e ngritni zërin për krejt. A se ngritni zërin për djalin tem a? Nëse ish kanë djali i juve të Vetëvendosjes, flakë për goje kishit qitë. Gjoja se unë dokument nuk kom pasur që të prezantojë. Djali im ka vdekur në duart e shtetit”, ka thënë ai.
Musliu e ka quajtur diktator kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që në atë kohë ishte kryeministër i vendit.