image Babai i 16-vjeçares që i mbijetoi aksidentit tragjik: E pashë nga xhami, po qante, duart i ishin djegur

Rajon

Babai i 16-vjeçares që i mbijetoi aksidentit tragjik: E pashë nga xhami, po qante, duart i ishin djegur

news image

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 persona dhe shtatë të tjerë janë lënduar, ndër ta ka qenë edhe një 16-vjeçare.

45-vjeçari Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.

Ajo po qante. Duart i ishin djegur, por përndryshe mirë”, tha ai për Reuter, përcjell Gazeta Sinjali.

Jasharovski tha se e pa vajzën e tij vetëm nga dera, pasi nuk u lejua të hynte brenda në dhomë.

Ajo nuk tha shumë, po qante dhe ishte në shok. E pashë vetëm nga dera pasi për shkak të Covidit, nuk më lanë në dhomë”, tha ai.

46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm janë edhe 12 fëmijë.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.

Kjo është një tragjedi e madhe”, u tha gazetarëve në Sofje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave. /GazetaSinjali/