image Babai harron për 5 orë fëmijët mbyllur në kamion, vdesin nga i nxehti

Botë

Babai harron për 5 orë fëmijët mbyllur në kamion, vdesin nga i nxehti

news image

Një burrë në Oklahoma të SHBA-së u arrestua pasi dy fëmijët e tij të vegjël 3 dhe 4 vjeçar vdiqën nga pakujdesia e tij si prind.

Ata u mbyllën brenda në kamionin e tij për pesë orë me një temperaturë prej 32 shkallë Celsius, ndërsa atë e kishte zënë gjumi jashtë.

Sipas mediave të huaja, Dustin Lee Dennis, 31 vjeç, përballet tani me dy akuza për vrasje të shkallës së dytë, pasi fëmijët e tij Teagan, 4 vjeç dhe Ryan 3 vjeçar, u gjetën të vdekur.

Policia në SHBA sqaron se Dennis udhëtoi drejt një dyqani me automjet më pas u kthye në shtëpi, dhe mori një sy gjumë për katër ose pesë orë. Kur u zgjua nga gjumi, ai kishte harruar se ku i kishte lënë fëmijët, sipas Foxnews./ Gazeta Sinjali/