image Babai e bën për spital vajzën e tij në Prizren

Kosovë

Babai e bën për spital vajzën e tij në Prizren

news image

Një prind në Prizren ka rrahur fizikisht vajzën e tij, e cila më pas ka pranuar edhe tretman mjekësorë për shkak të lëndimeve trupore.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se ngjarja kishte ndodhur në mesnatë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër K-Shqiptare, ku viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.