Një baner me mbishkrimin “Liria ka emër” u vendos në stadiumin “Wembley” ku janë ballafaquar me vete Anglia dhe Shqipëria.
Në fotografi shihen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Përderisa, rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje përfundoi 2-0 për Anglinë, ku shënuan Myles Lewis-Skelly në minutën e 20-të, dhe Kane në minutën e 78-të.
Kjo ndeshje në mes të Anglisë dhe Shqipërisë ishte e vlefshme për kualifikimin në Botërorin 2026.
