image Azilkërkuesit sulmojnë pesë zyrtarë policorë në Lipjan

Siguri

Azilkërkuesit sulmojnë pesë zyrtarë policorë në Lipjan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona, shtetas të huaj në fshatin Magure të Lipjanit, të cilët kishin tentuar të futeshin me forcë në qendrën e azilkërkuesve në këtë fshat, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit kishin shkuar në këtë qendër nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë.

Burime të Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se gjatë përpjekes se azilkërkuesve të dyshuar për t’u futur në këtë qendër ishin lënduar pesë zyrtarë policorë.

Përveç zyrtarëve policorë, Sinjali mëson se lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit, të cilët kishin dëmtuar edhe një veturë zyrtare, pronë e kësaj qendre.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/