Rep-artisti i njohur shqiptar, Azet e ka zbuluar datën se kur do ta publikojë projektin më të ri muzikor.
Ai këtë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1.5 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“E enjte 23:59”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar, ku shihet se është shkrepur gjatë xhirimeve të klipit.
Azet nuk ka bërë të ditur se si titullohet projekti apo detaje të tjera rreth tij dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun./Gazeta Sinjali/