image Azemi: Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme vërtetoi se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër

Kosovë

Azemi: Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme vërtetoi se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër

news image

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka theksuar se Parlamenti i Kosovës vërtetoi fjalët e para 4 viteve kur është thënë nga kjo sindikatë se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër, shkruan Gazeta Sinjali.

Azemi përmes një komunikate ka thënë se deputetët për një muaj marrin pagë më shumë se punëtorët e sindikatës për një vit, duke shtuar tutje se të zgjedhurit e popullit në njërën anë të vajtojnë e në anën tjetër të vrasin.

“A nuk është vrasje mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, vrasje direkt për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat”, tha ai.

Azemi u shpreh se shumë shpejt do të vijë koha që historia t’i gjykojë deputetët për veprimet e tyre, sipas tij në mënyrën siç u gjykua Nikolae Qaushefski.

Komunikata e plotë:

Edhe Parlamenti i Kosovës vërtetoi se Sindikata patë të drejt kur para 4 vitesh tha, se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër.

Dje në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, shumë deputetë folën për gjendjen e rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, bile u shprehen ashtu si u shpreh Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës para 4 vitesh, se punëtorët e këtij sektori po trajtohen si skllevër. Që do te thotë se edhe vetë shteti pranoi se në mbrojtjen e te drejtave të punëtorëve jo që nuk investuan por për kundër ishin akter të barabartë me pronarët në diskriminimin e jetës së punëtorëve. Tani pushtetarët dolën hapur treguan pafytyrësinë e tyre që po i bëjnë me decenie ndaj kësaj kategorie të shtypur që po lufton për mbijetesë. Përpos deputetëve të parlamentit edhe Ministri i Punës e tha se s’po mund t’ia dalin me përmirësimin e kushteve të këtyre punëtorëve.

Atëherë shtrohet pyetja, pse rrinë në atë kolltukë kurë nuk kanë rezultate?!, e përgjigjja do te ju shkonte , për ti thithur benificionet e mira të shtetit.

Sa merr një deputet në muaj ne nuk marrim për një (1) vit.

Këta deputet në njërën anë të vajtojnë e në anën tjetër të vrasin.

A nuk është vrasje mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, vrasje direkt për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat.

Shumë shpejt do vijë koha që historia do ju gjykoj për veprimet e juaja, ashtu siç u gjykua Nikolae Qaushefski, as ai nuk ka ber kurrgjë më shumë se atë që po e bëni ju sot