image Azemi: Çdo Qeveri i ka “masakruar” punëtorët e sektorit privat, ligji i punës, vetëm në letër

Kosovë

Sociale/ Azemi: Çdo Qeveri i ka “masakruar” punëtorët e sektorit privat, ligji i punës, vetëm në letër

news image

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar t’u sigurojë punëtorëve pagën mesatare prej 250 euro.

Sipas tij, secila Qeveri i ka “masakruar” punëtorët e sektorit privat.

Më tej, Azemi tha se pozita e punëtorit në sektorin privat është e rëndë, teksa shtoi se shumë prej tyre, pagën e kanë 130 euro.

 “Që nga paslufta asnjë udhëheq i shtetit nuk ka dal për të folur për raportet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pozita e punëtorit në sektorin privat është e rëndë. Me të drejtë po e themi se çdo Qeveri i ka masakruar punëtorët, kur e themi këtë, e them sepse ligji i punës, është ligj vetëm në letër dhe assesi nuk po implementohet. Ka paga që punëtori paguhet 130 euro dhe kjo bie ndesh me ligjin e votuar në Kuvend”, tha Azemi gjatë një konferencë për media me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Azemi po ashtu kërkoi nga Qeveria që t’i fus të gjithë punëtorët në Pakon Emergjente.