Llapi zyrtarizon përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi. 23-vjeçari nga Franca ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin, që do ta mbajë atë në Podujevë deri në qershor të vitit 2027.
Gnapi i bashkohet Llapit pas një periudhe gjashtëmujore te FC Prishtina, ku pati mundësinë të debutonte në futbollin kosovar dhe arriti të shënojë dy gola.
Përpara se të transferohej në Kosovë, sulmuesi ka luajtur për disa klube franceze, si Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort.
“Me tiparet e tij, Gnapi do të forcojë edhe më tej fazën tonë sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit,” thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!