image AVONET-ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

Kosovë

AVONET-ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

news image

Pas numrit të madh të regjistrimit të viktimave, ditën e sotme ka pasur reagime të shumta drejtë Qeverisë e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Gazeta Sinjali.

Para pak çastesh ka reaguar edhe Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, ku përmes një deklarate për media kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia.

“Ministër, u mbush kupa. Dorëhiqu”, thuhet në reagimin e tyre.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET nëpërmjet kësaj deklarate shprehin shqetësim me gjendjen aktuale kaotike të krijuar si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë nga ministri i Shëndetësisë Vitia, e sidomos me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, që janë në fuqi deri me datën 13 shtator 2021.

Sipas tyre masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se e gjithë kjo situatë vije si pasojë e menaxhimit jo të duhur të pandemisë nga ana e Qeverisë, me ç’rast me këto masa dëmtojnë vetëm qytetarët dhe ekonominë e vendit.

AVONET, përmes kësaj deklarate kanë reaguar gjithashtu edhe për mungesën e terminëve për vaksinim.


“Për ta bërë edhe me të rëndë këtë situatë është fakti se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka termine të lira për vaksinim, madje Qendrat e Vaksinimit nuk punojnë në vikende përkundër premtimeve dhe kërkesave të qytetarëve për tu vaksinuar “, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Deklaratë për media

AVONET-ministrit Vitia: U mbush kupa. Dorëhiqu!

Prishtinë, 29 gusht 2021; AVONET ka përcjellur me seriozitet dhe përkushtim menaxhimin e pandemisë nga fillimi i paraqitjes së rasteve të para e deri më sot.

AVONET shpreh shqetësim me gjendjen aktuale kaotike të krijuar si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë nga Ministri i Shëndetësisë z.Vitia, e sidomos me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, që janë në fuqi deri me datën 13 shtator 2021.

Këto masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se e gjithë kjo situatë vije si pasojë e menaxhimit jo të duhur të pandemisë nga ana e Qeverisë, me ç’rast me këto masa dëmtojnë vetëm qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Duke marrë parasysh se aktualisht kemi 267.979 qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës dhe 528.625 qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë, AVONET thekson se vendosja e masave të tilla ka qenë e panevojshme dhe përbëjnë shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sepse qytetarët kanë qenë të vetëdijshëm se vaksinimi është kusht dhe bazë që pandemia të menaxhohet dhe të mos vije deri te kjo mbyllje, madje qytetarët janë “kushtëzuar” që të vaksinohen duke ua ndaluar edhe hyrjen në disa vende, gjë që edhe kjo përbën shkelje sepse në bazë të ligjeve aktuale askush nuk mund të detyrohet që të marr vaksinën antiCovid.

Vendosja e masave të tilla rigoroze për kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ne 05:00 është absurditeti i radhës i Ministrisë së Shëndetësisë, sepse deri më tani nuk ka pasur asnjë masë parandaluese dhe nuk mund të kalojmë nga mos vendosja e një mase në masë rigoroze por vendosja e masave është dashur të bëhet në mënyrë graduale varësisht nga situata aktuale. Për më tepër kufizimi i lëvizjes në orare të caktuar është masë jo e menduar mirë sepse a do të thotë kjo që virus ka vetëm gjatë atij orari? Kur dihet se gjatë ditës qytetarët mund të lëvizin lirshëm dhe të kryejnë aktivitet ditore.

Për ta bërë edhe me të rëndë këtë situatë është fakti se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka termine të lira për vaksinim, madje Qendrat e Vaksinimit nuk punojnë në vikende përkundër premtimeve dhe kërkesave të qytetarëve për tu vaksinuar.

Përveç që këto masa prekin dhe dëmtojnë qytetarët në aspketin juridik dhe financiar ato janë të dëmshme edhe për ekonominë e vendit, sepse me këto masa dëmtohet edhe gastronomia çka vije edhe deri te humbja e vendeve të punës.

AVONET kërkon nga institucioni i Avokatit të Popullit që me prioritet t’i shqyrtoj këto masa dhe shqetësimet e ngritura nga ana jonë dhe që qytetarët të mos jenë subjekt i shkeljes së të drejtave elementare nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, AVONET kërkon nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia që të dorëhiqet nga pozita e ministrit, sepse vetëm sot kemi 36 të vdekur, sepse kemi një rekord të zi e shifra të larta të rasteve të reja.

/GazetaSinjali/