image Avokati mohon se Gjykata Speciale e intervistoi klientin e tij për tri ditë më radhë

Kosovë

Drejtësi/ Avokati mohon se Gjykata Speciale e intervistoi klientin e tij për tri ditë më radhë

news image

Avokati Artan Qerkini, ka reaguar ndaj lajmeve se klienti i tij, Driton Lajqi, është intervistuar për tri ditë më radhë nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Avokati ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke thënë se Lajqi është marrë në pyetje vetëm për dy orë ku është pyetur për funksionin që ai mbanë.

“Marrë parasysh lajmin e publikuar në disa media elektronike se z. Driton Lajçi është marrë në pyetje nga ZPS për tre ditë me radhë, për hir të informimit të saktë të opinionit publik dëshiroj që në cilësinë e avokatit të z. Driton Lajçi, t’iu njoftoj se i njëjti është marrë në pyetje nga ZPS vetëm me datën 17 tetor 2019 dhe atë vetëm për 2 orë, me ç’rast Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar”.

“Z. Lajçi ka dhënë deklaratë në këtë drejtim, duke sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës. ZPS-së i është bërë me dije se themelimi i Zyrës gjen mbështetje në Ligjin Nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë avokati në reagimin e tij./Gazeta Sinjali/