Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka thënë se Gjykata Speciale është duke u marrë me aktakuzën që gjashtë muaj kurse mbrojtja sot është deklaruar për herë të parë para trupit gjykues.
Po ashtu, avokati mbrojtës tha se aktakuza nuk është e detajuar, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë e cila ishte kaq e rëndësishme për nxitjen e krijimit të kësaj gjykate”, ka thënë avokati mbrojtës.
“Kjo gjykatë nuk ka asgjë të Kosovës edhe pse është e Kosovës. Mund të kishim pasur shqiponjën e zezë me ngjyrë të kuqe” tha avokati i Thaçit duke qeshur në ato momente.
Kurse, Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, duke thënë se janë të paqëndrueshme.