image Avokati kërkon lirimin e Nasim Haradinajt, ia dorëzon Speciales 54 arsye

Kosovë

Avokati kërkon lirimin e Nasim Haradinajt, ia dorëzon Speciales 54 arsye

news image

27 dhjetori është data e fundit kur gjyqtari procedurës paraprake, Nicollas Guillo pritet që të vendos për ndërprerjen apo zgjatjen e paraburgimit për nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Avokati i Haradinajt, Toby Cadman, ka parashtruar kërkesën për lirimin e tij e cila përmban 16 faqe dhe 54 pika për arsyet se pse sipas tij duhet të pushojë nga paraburgimi.

Në kërkesën e tij, Cadman në njërën ndër kushtet e tij për lirimin e përkohshëm të Haradinajt është edhe kushti që atij ti përgjohet edhe telefoni dhe pajisjet tjera elektrike.

Kushti 1: Dorëzimi i Pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovën, përveç paraqitjeve të caktuara në Gjykatë.

Kushti 2: Të banojë në adresën e tij permanente, dhe të mos kërkojë ndryshimin e saj.

Kushti 3: Çdo pajisje e përdorur për komunikim, të jetë e lidhur dhe regjistruar me Prokurorinë e Specializuar.

Kushti 4: Të raportojë në një stacion lokal policor në frekuenca të përcaktuara.

Kushti 5: Të përmbahet nga kontakti me bashkë-të akuzuarin (Hysni Gucatin).

Kushti 6: Marrja përsipër që ai mos të komunikojë me mediat, të kërkojë të publikojë informacione rreth tij apo ndonjë çështje tjetër që aktualisht është subjekt i gjykatës

Një gjë të tillë tanimë e ka kërkuar edhe kryetari i OVL-s, Hysni Gucati. /Gazeta Sinjali/