image Avokati i Veselit – Speciales: Na gënjyet, po mbani pa prova në paraburgim njerëzit
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Avokati i Veselit – Speciales: Na gënjyet, po mbani pa prova në paraburgim njerëzit

news image

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen ende në paraburgim.

Ai ka kërkuar nga kjo prokurori që të kërkojë falje ndaj të akuzuarve, të cilët po mbahen në paraburgim pa prova dhe pa material.

‘’Me shpresën që prokuroria do të jetë e gatshme dhe duhet ta dimë sa do të zgjasë procesi paragjyqësor. Prokuroria u përgjigj se ne po i sajojmë. Dua të dëgjoj e kam bërë pyetje edhe më përpara dhe kolegia ishte ajo që bëri këtë vlerësim. Duhet të kërkojë falje që të akuzuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim”, tha ai.

“Prokuroria e ka ditur gjatë gjithë këtyre seancave se 70 për qind e materialeve nuk janë bërë të njohura, na gënjyen të gjithëve, nuk ka parë njeri të sillet sikur kjo të ishte diçka normale, është jonormale që një prokuror i përgjegjshëm të sillet në këtë mënyrë.”

Për shkak të kësaj, ai madje ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin e këtij tribunali, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është minimumi që mund të bëhet. Diçka duhet bërë jo për mua, por meqë jemi këtu, që e zgjatët afatin ku kemi marrë 75 për qind të materialeve dhe në rastin e klientit tim, provat dhe akuzat nuk janë bërë të njohura, për gjithë këta muaj kanë mbetur në paraburgim. Diçka duhet të thuhet për kredibilitetin e këtij tribunali”./Gazeta Sinjali/