image Avokati i Veselit propozon që prokuroria të dorëzojë dosjen në fillim të prillit

Drejtësi

Avokati i Veselit propozon që prokuroria të dorëzojë dosjen në fillim të prillit

news image

Ben Emmerson, avokati i ish-kryepalamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, i sugjeroi gjykatësit Nicolas Guilloi, që ta udhëzojë prokurorinë që ta dorëzojë dosjen paraprake në fillim të prillit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në të kundërtën, Emmerson thotë se prokuroria po e vënë mbrojtjen në një mal pa rrugëdalje.

“Unë nuk e quaj thjesht çështje teknike. Unë e quaj si një çështje që lidhet me drejtësinë e këtij procesi. Unë e quaj si një argument për burimet. Unë do të ju sugjeroja zoti gjykatës që të jepni udhëzime për një datë për dorëzimin e dosjes në fillim të prillit. Kjo mund të ndryshohet nëse dalin prova të reja. Prokuroria po na vënë në një pozitë që të futemi në pyll që nuk ka rrugëdalje, pa hartë”, tha Emmerson./Gazeta Sinjali/