image Avokati i Veselit: Marrë parasysh deklaratat e prokurorisë, gjyqi do të vazhdojë deri në 10 vjet

Kosovë

Avokati i Veselit: Marrë parasysh deklaratat e prokurorisë, gjyqi do të vazhdojë deri në 10 vjet

news image

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se duke marrë parasysh deklaratat e Prokurorisë për provat, gjyqi do të vazhdojë për 80 muaj deri në 10 vjet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për më shumë se 100 incidente në të gjithë territorin e Kosovës dhe një pjesë të Kosovës, mendojmë që gjyqi do të vazhdojë për 80 muaj deri në 10 vjet”, ka thënë Emmerson.

Ai ka bërë vërejtje edhe për cilësimin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, duke thënë se UÇK-ja ishte formuar për të mbrojtur civilët shqiptarë.

“Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria, kjo aktakuzë do të quhet qesharake”, ka thënë Emmerson. /Gazeta Sinjali/