image Avokati i Veselit kërkon që konferenca e ardhshme të mbahet në këtë datë

Drejtësi

Avokati i Veselit kërkon që konferenca e ardhshme të mbahet në këtë datë

news image

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, në seancën e dytë statusore ka kërkuar që konferenca e radhës për këtë rast të mbahet më 18 janar të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

“Afati apo orari për konferencën do të sugjeroja të ishte 18 janari i vitit të ardhshëm”, ka thënë Emmerson.

Kërkesa e tij u mbështet nga gjyqtari Allan Tiger, i cili tha se palët kanë nevojë për kohë që të përgatiten.

“Ndaj të njëjtën mendim për kohën. Të paktën një herë në muaj të mbahen konferenca të tilla. Palët kanë nevojë për kohë që t’i kryejnë përgatitjet e tyre”, tha Tiger./Gazeta Sinjali/