Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur seanca e dytë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, tha se kërkesa e prokurorisë që gjykimi për këtë rast të fillojë tre muaj pas dorëzimit të shkresave është qesharake dhe e padrejtë.
Sipas tij, një afat i tillë që nuk i jep hapësirë mbrojtjes për përgatitje, shfaq tendencën e prokurorisë për një gjykim të padrejtë.
“Prezumimi është që prokuroria nuk do të kishte të drejtë të prezantonte prova sipas dëshirës. Kërkesa e prokurorisë është qesharake ose tendencë për një gjyq të padrejtë…Është parashtrim shqetësues. Për t’ia kufizuar mbrojtjes kohën e përgatitjes. Rregullat kërkojnë një kohë të konsiderueshme për përgatitje…Prokuroria të na jap neve kaq pak kohë për t’u përgatitur, për një gjyq me një pritë, nuk lejohet”, tha Emmerson.
Avokati i Veselit tha se bashkë me kërkesën për lirimin e përkohshëm të Veselit, do t’ia dërgojë gjykatës edhe prova që dëshmojnë se përgatitjet për mbrojtje në raste të tilla kanë marrë deri në 3 vjet e gjysmë. Ai ka përmendur edhe gjykimin e Ramush Haradinajt dhe të Fatmir Limajt në Hagë./Gazeta Sinjali/