image Avokati i Thaçit kërkon të ndëshkohet Prokuroria: S’po tregon sa dëshmitarë kanë kërkuar ndërrim vendbanimi

Drejtësi

Avokati i Thaçit kërkon të ndëshkohet Prokuroria: S’po tregon sa dëshmitarë kanë kërkuar ndërrim vendbanimi

news image

Ka filluar me përplasje seanca e sotme e krerëve të UÇK-së në Speciale.

Kjo për shkak se mbrojtja e krerëve është shprehur e nervozuar se Prokuroria nuk po i zbulon me kohë materialet shfajësuese.

“Mbrojtja ka bërë të ditur se shumica e materialeve kanë qenë në zotërim të Prokurorisë për një kohë të konsiderueshme. Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit konstatojnë se duhet bërë konstatim shkeljeje nga Prokuroria dhe të rivendoset nja afat për vlerësimin e materialit shfajësues brenda një muaji”, ka thënë gjykatësi.

Një tjetër çështje e ngritur nga avokati i Thaçit është ajo e zhvendosjes së dëshmitarëve, pra rivendosjes së vendbanimit.

Keohe ka shprehur dyshimet se mund të ketë ndryshime deklaratash në momentin kur dëshmitarët të zhvendosen.

Ai thotë se disa dëshmitarë kanë kërkuar zhvendosjen, mirëpo që Prokuroria s’po e jep numrin e tyre.

“Unë nuk e di saktë se si ta rregullojmë saktë këtë, me përjashtim të një sanksioni. Ka dokumente që s’janë zgjidhur dhe vazhdojnë të na dorëzohen. Gjykatësi është në dijeni të historikut të ZPS-së dhe s’kemi nevojë të humbim kohë. Shembull, rivendosja e dëshmitarëve në vende tjera. Ne e dijmë që ZPS-ja i ka rivendosur dëshmitarëve. Zoti Smith u ka thënë diplomatëve se ka 37 kërkesa për rivendosje të dëshmitarëve. Edhe sa të tjerë kanë kërkuar të rivendosen. Çfarë u është ofruar. Ne në gjykimet në Kenia kemi parë ndryshime të deklaratave të dëshmitarëve në momentin e zhvendosjes. S’kemi marrë asnjë informacion për zhvendosjen e rivendosjen e dëshmitarëve. Ne s’e dijmë sa kanë kërkuar të zhvendosen. Ne duhet ta kemi këtë informacion. Ne vetëm e dijmë se zoti Smith u ka thënë diplomatëve të huaj se ka kërkesa të tilla”, tha ai. 

/GazetaSinjali/