image Avokati i Thaçit: Gjykata e Hagës pranoi tri nga tri apelet e Prokurorisë, i refuzoi 44 nga 44 apelet e mbrojtjes

Drejtësi

Avokati i Thaçit: Gjykata e Hagës pranoi tri nga tri apelet e Prokurorisë, i refuzoi 44 nga 44 apelet e mbrojtjes

news image

Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka publikuar të dhëna lidhur me proceset në Gjykatën Speciale, duke theksuar një disproporcion të madh në vendimet e Apelit në rastin ndaj Thaçit.

Sipas tij, në raport me gjykimin për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Gjykata ka pranuar të gjitha apelimet e Prokurorisë, ndërsa ka refuzuar të gjitha apelimet e mbrojtjes.

Reagimi i plotë:

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit sapo miratoi edhe një apel të Prokurorisë.

Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në proces është:

Apelimet e Prokurorisë: 3 nga 3 të pranuara (100% sukses).

Apelimet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim).

Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të punës së tyre, paanshmëria dhe drejtësia gjyqësore do të jenë ndër temat kryesore të debatit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/