image Avokati i Rexhep Selimit: Parashtrimet kohore të Prokurorisë janë shumë absurde

Drejtësi

Avokati i Rexhep Selimit: Parashtrimet kohore të Prokurorisë janë shumë absurde

news image

Avokati i Rexhep Selimit, Robert Karls, e ka kundërshtuar kërkesën e zgjatjes së afatit kohor për fillimin e gjykimit të të akuzuarve nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai shtoi se Prokuroria nuk ka marrë parasysh të drejtën e të akuzuarve për proces të drejtë gjyqësor.

“Jam plotësisht dakord me Hooper dhe Emmerson. Më duhet të them që parashtrime të Prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde. Nuk marrin parasysh të drejtën e  të akuzuarve për proces të drejtë gjyqësor.

Prokuroria ka pas kohë mbi pesë vite apo kush e di sa dhe unë kam ardhur para një jave. Me respekt më duhet të them që afatet kohore nga Prokuroria janë të papranueshme. Duhet të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjet tona. Na duhet kohë e mjaftueshme dhe një kalendar pune i mjaftueshëm”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/