image Avokati i Popullit pret qytetarët që t`i raportojnë ankesat dhe shkeljet ndaj tyre

Kosovë

Pejë/ Avokati i Popullit pret qytetarët që t`i raportojnë ankesat dhe shkeljet ndaj tyre

news image

Qytetarët e interesuar sot prej orës 10:00 mund të takojnë Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Në këto takime, Avokati i Popullit takon në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimin e konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.

Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Takimi me qytetarët do të mbahet në Zyrën e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës./ Gazeta Sinjali/