image Avokati i Popullit: Fëmijët duhet të kenë një jetë pa dhunë - Sinjali

Avokati i Popullit: Fëmijët duhet të kenë një jetë pa dhunë

news image

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur rëndësinë që të reflektojmë si shoqëri lidhur me gjendjen e  të drejtave të fëmijëve.

Përmes një deklaratë, Avokati i Popullit thotë se “Dita e Fëmijëve duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve të cilët janë bartës të të drejtave të tyre dhe që duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në realizimin e tyre”.

Avokati i Popullit thekson se fëmijët duhen të kenë një jetë pa dhunë si e drejtë themelore dhe parakusht i domosdoshëm për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës.

Duke u bazuar tek ngjarjet e fundit të dhunës ndaj fëmijëve, ai ka thënë se këto ngjarje duhen të merren seriozisht nga të gjitha institucionet që të parandalohen në të ardhmen në mënyrë që fëmijët të mos ndjehen të pasigurt në shkolla

“Raporti i Avokatit të Popullit për vitin e kaluar ka treguar se fëmijët ende hasin në vështirësi për gëzimin e plotë të të drejtave të tyre, veçanërisht në realizimin e së drejtës për arsim dhe mbrojtje sociale dhe shëndetësore. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që fëmijët të jenë pjesëmarrjes kuptimplotë në shkollë dhe komunitet në mënyrë që ata të rriten duke zhvilluar potencialin e tyre të plotë, me dinjitet e mirëqenie”, thuhet në dekltratën e Avokatit të Popullit.

Një qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në shumë vende të botës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: