image Avokati i Mustafës ankohet se takimet me klientin e tij janë të shkurtra, kërkon zgjidhje nga Specialja

Drejtësi

Avokati i Mustafës ankohet se takimet me klientin e tij janë të shkurtra, kërkon zgjidhje nga Specialja

news image

Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa është ankuar se koha e caktuar nga Gjykata Speciale për të komunikuar me klientin e tij është e pamjaftueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se takimet me Mustafën i zhvillon përmes programit “Zoom”, por që koha e diskutimit mes tyre është shumë e shkurtër. Sipas tij, për një dosje të tillë, ata duhet të diskutojnë gjatë gjithë ditës, nuk mjafton vetëm një orë.

“Unë kam takime me klientin tim. Janë kryesisht takime që organizohen përmes Zoom-it. Janë takime që nuk zgjasin mbi një orë përgjithësisht. Sigurisht që kjo nuk është mënyrë normale e të punuarit sepse me një çështje, me një dosje të tillë kaq të madhe, duhet të punosh me klientin gjatë gjithë ditës dhe jo të mjaftohesh me vetëm një orë. Dhe në fund do të doja që të mundësoheshin diskutime më të gjata me klientin tim, sepse do të ishte më e thjeshtë për ne për të punuar me dosjen dhe materialet”, tha Von Bone.

Për këtë gjë, ai kërkoi që të gjendet zgjidhje nga personat përgjegjës.

Von Bone tregoi se me Mustafën kanë vetëm dy takime në javë.

Pasi i premtoi se do ta marrin seriozisht ankesën e tij, gjykatësi Nicolas Guillou e mbylli seancën e sotme paragjyqësore ndaj Salih Mustafës./Gazeta Sinjali/