image Avokati do të kërkojë lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi

Drejtësi

Avokati do të kërkojë lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi

news image

Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson, ka bërë të ditur se do të parashtrojë një kërkesë që ish-kreu i PDK-së të lirohet deri në nisjen e gjykimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Emmerson, gjithashtu ka kundërshtuar procesverbalet e Speciales në të cilat thuhet se ish-kreu i PDK-së është arrestuar.

Ai ka thënë se Veseli është paraqitur vullnetarisht në Hagë, në bazë të marrëveshjes së arritur me gjykatën.

“Së pari faleminderit që ritheksuat zbatimin e parimit të prezumimit të pafajësisë në këto procedura dhe dua të deklaroj se Veseli do të deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Do të marrim një parashtrim apo kërkesë që zoti Veseli të lirohet deri në fillim të gjykimit. Dhe fakti që zoti Veseli është arrestuar, që u përmend në procesverbal, dua ta dini që Veseli erdhi në këtë gjykatë vullnetarisht pas marrëveshjes”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/