image Avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: Askush nuk po i shet armë Kosovës, as Shqipëria bile

Siguri

Avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: Askush nuk po i shet armë Kosovës, as Shqipëria bile

news image

Avokati Besnik Berisha, ka zbuluar detaje tronditëse, duke thënë se asnjë shtet nuk po i shet armë e municon Kosovës.

Berisha thotë se e gjithë kjo po ndodh për shkak të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke thënë se jemi shteti që nuk na shet në armë askush.

Po ashtu, ai ka kritikuar qeveritarët, duke thënë se e sollën Kosovën në këtë gjendje, duke u koordinuar e negociuar me zyrtarët e Listës Serbe, apo me atë që njihet si ‘bosi i veriut’, Milan Radoiçiqin.

“Pra, askush nuk i shtet armë Kosovës. Policia e Kosovës, as në Shqipëri s’ka pasur mundësi të blejë armë. Ministri Sveçla e ka një hall që po flenë në Belvedere”, tha ai.

Berisha shtoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës bashkë me MPB-në e kanë gjetur një modalitet, për të cilin tha se është anti-ligjor që “armët e sekuestruara po nënshkruhen vendime që me ia dhanë Policisë së Kosovës”.

“Jemi në një embargo të armëve pas 23 vitesh. Na i ka pru kjo politikë, sot jemi në sanksione”, shtoi ai.

“E ka vërtetuar fakti që askush nuk i shet armë Kosovë. Unë po ua them me përgjegjësi, po e ftoj prej Albinit e deri te ushtarët me ‘fake’ faqe, që janë 300-400 vendime të gjykatave që po u kthehen armë e sekuestruar e që po u jepen Policisë. Nëse dikush thotë ndryshe, unë prapë jam këtu”.

Madje ai tha se as Shqipëria nuk po i shtet armë Republikës së Kosovës.

“Duplifikimi i armëve si “ilaç” është armët e sekuestruara kundërligjshëm. Kjo është qeveria. Kjo është ata që kanë negociuar me Radojiçiqin. Nuk kanë armë për polici, e na flasin neve se si me shtri sovranitetin në veri”, përfundoi Berisha.

/GazetaSinjali/