image Avokati Berisha për vrasjen e Bedri Rexhepit: Është një nga krimet më makabre në histori të drejtësisë

Drejtësi

Avokati Berisha për vrasjen e Bedri Rexhepit: Është një nga krimet më makabre në histori të drejtësisë

news image

Avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha, e ka cilësuar vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, si një nga krimet më makabre që kanë ndodhur në historinë e drejtësisë në Kosovë.

Berisha tha se vrasja është kryer në kushte pabesie dhe se tashmë i ndjeri Bedri Rexhepi, ishte vrarë me gjakftohtësi.

Ai po ashtu bëri të ditur se vrasja e Rexhepit ishte planifikuar me muaj.

“Është një prej krimeve më makabare që ka ndodhur në historinë e drejtësisë, i kryer në kushte pabesie me një tradhti të gatuar me muaj e ë ekzekutuar brenda ditës, për përfitime materiale. Shpresojmë që Gjykata do të arrijë të sjellë drejtësi”, ka deklaruar Berisha.

Avokati ka kërkuar mirëkuptim edhe nga mediat që disa detaje që i ka cilësuar si tronditëse të mos i publikojnë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“Është një nga hetimet që është shoqëruar me vështirësitë më të mëdha, vetë krimi ishte gatuar në kushtet më të ftohta, të dyshuarit kishin kohë për të gatuar krimin për ta përgatitur ekzekutimin dhe për ta fshehur trupin dhe kishin bërë cdo gjë që t’i zhdukin gjurmët dhe mundësitë e identifikimit”, ka thënë Berisha, në RTV Dukagjini.

Tutje avokati, bëri të ditur se për ta zbardhur rastin ka kontribuuar edhe AKI-ja, teksa shtoi se në përgjithësi kjo ishte një punë ekipore. Berisha po ashtu, i falënderoi mediat për të cilat tha se kanë luajtur rol tejet të rëndësishëm për zbardhjen e rastit, pasi sipas tij, pa mediat ky rast do të neglizhohej e ndoshta nuk do të zbardhej.

/GazetaSinjali/