image Avokati Berisha: Në rastin e Haki Rugovës është eksperimentuar

Drejtësi

Avokati Berisha: Në rastin e Haki Rugovës është eksperimentuar

news image

Avokati i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës, Besnik Berisha, sot ka dalë në një konferencë për media bashkë me kreun e LDK-së, ku ka thënë se me Rugovën është eksperimentuar dhe se i njëjti është persekutuar.

“Nuk kam qëllim ankese kundër vendimeve që janë marrë, por që ata të cilët paguajnë taksa e kanë mandate kushtetuese për të menaxhuar apo ndëshkuar abuzimet dhe menaxhuar ndëshkimet, ta kuptojnë që në rastin e Haki Rugovës është eksperimentuar. Është persekutuar dhe ajo që i ka ndodhur atij, s’duhet t’i ndodh askujt, pavarësisht statusit të tij si qytetar apo person me pozitë zyrtare. Shqetësimin që kemi paraqitur sot në Gjykatën e Pejës, e cila shpesh herë rreshtohet në krahun e Prokurorisë është jo se ka bërë krim, sepse krimi patjetër duhet aprovuar , por sepse dikush për një qëllim çfarëdo qoftë ai, ka dashur që t’i vë prangat Rugovës në një ditë derisa ai ishte duke drekuar”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se njoftimin për arrestim Rugova e ka marrë derisa ishte duke drekuar në një restorant në Istog, dhe për 15 minuta policia kanë mbërritur në vendndodhjen e kreut të Istogut.

“Derisa Rugova ishte duke drekuar në një restorant në Istog. E kanë telefonuar 15 minuta më herët, me një letër që e kanë shkruar në timon”, ka thënë Berisha.

Berisha mes tjerash tregon se Rugova u arrestua pa i shkaktuar asnjë dëm shtetit.

“Aty thuhet se zotri Rugova është arrestuar nën dyshimin për dy vepra penale ndërsa sot pas dështimit të tyre e ulin kokën. Për herë të parë thuhet se janë tri vepra në fushën korruptive ndërsa nuk thuhet se ka dëm ndaj shtetit – domethënë për herë të parë arrestohet dikush pa i shkaktuar asnjë dëm shtetit”.

/GazetaSinjali/