image Avni Dehari tregon veprimin e familjes pasi prokurori nuk ua dha sot raportin

Kosovë

Deklaratë/ Avni Dehari tregon veprimin e familjes pasi prokurori nuk ua dha sot raportin

news image

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka thënë se ai dhe familja e tij i besojnë plotësisht Institutit të Lozanës, i cili e ka përfunduar raportin final për vdekjen e Astrit Deharit.

Babai i Astritit ka thënë se prokurori është dashur t’ia jap familjes raportin e jo ta fshehë atë

 “U deshtë Prokurori të na jap raportin, e jo ta fshehin sikur kanë fshehur çdo gjë prej vdekjes së Astritit. Ne kemi besim të plotë në këtë institucione, kemi besim të madh tek institucionet e Zvicrës në përgjithësi”, ka thënë Avni Dehari në RTV Dukagjini.

Ai ka pyetur se përse prokurori nuk ia ka dhënë familjes një kopje të raportit. Ai më tutje ka thënë se familja do të kërkojë edhe nga instituti i Zvicrës që t’ua dërgoj raportin.

“Dyshimi im është pse mos të na japin një kopje të origjinalit. Për ne që kemi jetuar në Zvicër s’ka nevojë për përkthim”.

“Patjetër që do ta kërkojmë. Kur këta e hapin zarfin dhe nuk na thirrin neve une nuk e di çka bajnë me atë raport”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Astrit Dehari dërguar në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Ai kishte vdekur derisa ishte duke qëndruar në qeli, ndërsa familja e tij ka mohuar se ai ishte vetëvrarë./Gazeta Sinjali/