Avioni i “Japan Airlines” ka pësuar një sulm kibernetik, si pasojë e kësaj kanë njoftuar për vonesa dhe se gjithashtu nuk përjashtohen anulimet e fluturimeve.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi pësuar një sulm kibernetik dhe jemi duke u marrë me këtë situatë”, deklaroi një zëdhënëse e transportuesit të dytë më të madh të Japonisë, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas kompanisë, sulmi preku sistemet e brendshme dhe të jashtme të IT. Sulmi kibernetik ndaj JAL vjen pas një sërë veprimesh të ngjashme që më parë kanë pasur në shënjestër institucione publike apo kompanitë e mëdha në vendin aziatik.
Gjithashtu ritheksohet se edhe në fund të vitit 2023, agjencia hapësinore japoneze (JAXA) njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik.