image Avionët luftarakë rusë godasin civilët në Idlib, 9 persona të vdekur e disa të plagosur
[wp-story id="814678"]

Botë

Siri/ Avionët luftarakë rusë godasin civilët në Idlib, 9 persona të vdekur e disa të plagosur

news image

Të paktën 9 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë rusë ndaj vendbanimeve civile në qytezën Fua të Idlibit të Sirisë.

Avionët luftarakë rusë gjatë gjithë ditës zhvilluan sulme përgjatë linjës së frontit dhe në disa vendbanime civile në Idlib. Në bombardimet gjithashtu u shënjestruan edhe vendbanime civile në qytezën Fua.

Burimet e Sigurisë Civile, njoftuan se sipas vlerësimeve të para në Fua, kanë humbur jetën 9 civilë, ndërsa janë plagosur shumë civilë.

Në rrethimin e grupeve të armatosura kundër regjimit dhe opozitarëve ushtarakë në korrik të vitit 2018 në Fua dhe Keferya, nga këto vende ishin evakuuar civilët.

Si përgjigje ndaj këtij evakuuimi, regjimi i Assadit kishte lejuar kalimin e mijëra civilëve nga Madaya, Zebadani dhe kampi Yermuk në drejtim të Idlibit. Një pjesë e civilëve kishin kaluar në Fua.