Avionët ushtarakë “GIANT Hercules” po përdoren për të hedhur me mijëra ton ujë në mbi 9 mijë vatra zjarresh në Amazonë. Masat e emergjencës janë të gadishmeri për këtë shkatërrim të vazhdueshëm të pyllit më të madh në planet. Ishte presidenti i Brazilit që urdhëroi ndërhyrjen ushtarake për të shuar flakët e shumëfishta që janë jashtë kontrollit.
Një video e postuar nga Ministria e Mbrojtjes tregoi një avion i cili po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit. Sipas raportimeve në mediat e huaja rreth 44 mijë trupa janë në gatishmëri ndërsa disa reparte të tjera ushtarake po shkojnë drejt atyre që kërkojnë ndihmë.
Më të prekura nga flakët masive janë krahinat Roraima, Rondonia, Tocantins, Para, Acre dhe Mato Grosso. Misioni i parë i ushtrisë do të kryhet nga 700 trupa rreth qytetit Porto Velho, kryeqyteti i Rondonia. Ushtria po përdor dy avionë C-130 Hercules të aftë të hedhin deri në 12,000 litra (3,170 gallon) ujë në zjarre.