image Avdyli: Në LDK ka militantë trushpërlarë më të zi se në krejt partitë tjera

Kosovë

Avdyli: Në LDK ka militantë trushpërlarë më të zi se në krejt partitë tjera

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kritikëve të tij, duke thënë se armata e trushpërlarëve militant në pozita e pa pozita në LDK, po e akuzojnë atë pa arsye, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai shkroi se gjashtë herë ka votuar pro miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, dhe përsëri është sulmuar.

Avdyli ka shprehur dyshime nëse do të duhej ta votonte këtë projektligj ose jo, por tha se përkundër injorancës e arrogancës së disave, zgjodhi interesin dhe thirrjen e qytetarëve pa ngarkesa politike.

“Por përkundër që ky ligj edhe ka mangësi, edhe përkundër injorancës e arrogancës e disave ,unë zgjodha interesin dhe thirrjen e qytetarëve pa ngarkesa politike. Tani mbetet që ky ligj të përmirësohet dhe rimëkëmbjen duhet ta shohim më gjerë sesa 10% i tërheqjes së parave tona të pleqërisë”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10220667297129964