image Avdyli: Ndoshta tani Hashim Thaçi për disa në LDK është bërë burrë i mirë

Politikë

Avdyli: Ndoshta tani Hashim Thaçi për disa në LDK është bërë burrë i mirë

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për disa persona në LDK ndoshta presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është bërë burrë i mirë, raporton Gazeta Sinjali.

Deputeti Avdyli ka thënë se kjo është thënë në vitin 2018, por që vlen edhe sot.

“2018 e thënë po që vlen edhe më shumë në ditët e sotshme. Apo ndoshta tani Hashim Thaqi për disa në LDK është bërë burrë i mirë”, ka thënë ai.

Këto shkrime, Avdyli i ka bërë duke kujtuar një shkrim të vitit 2018-të, ku kishte deklaruar se presidenti historik, Ibrahim Rugova sa ishte gjallë nuk e kishte lënë në asnjë pozitë Thaçin pasi që e kishte njohur. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10220740508480202