image Avari në Termocentrale, bie nga sistemi Blloku “B2”

Kosovë

Reduktime/ Avari në Termocentrale, bie nga sistemi Blloku “B2”

news image

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, si pasojë e problemeve teknike, nga mesnata do të detyrohet ta ndal prodhimin në Bllokun “B2” të Termocentralit Kosova B.

Sipas njoftimit për medie, problemet e theksuara teknike janë shfaqur sot në orët e pasdites ndërsa përkundër përpjekjeve, nuk është arritur të riparohen.

“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që në orën 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve”, thuhet në njoftim.

KEK shton se sipas analizave teknike në situatën e krijuar është e pashmangshme ndalja e kësaj njësie përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar këto defekte.

“Ndryshe, i gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim “Blloku B2””, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/