image AUV merr masa pas shfaqjes së gripit të shpezëve në Kosovë

Kosovë

AUV merr masa pas shfaqjes së gripit të shpezëve në Kosovë

news image

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë disa masa pas shënimit të një rasti të gripit të shpezëve “Avian Influenza” në Sekiraqë të komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se vendimi hyn sot në fuqi dhe do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Këto janë të gjitha masat:

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;

b) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);

d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;

e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e

Ushqimit dhe Veterinarisë

f) Përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e shpezëve të ngordhura.

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.

IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave./GazetaSinjali/