image AUV-i mbyll lokalin 'Aga Burger' në Lipjan, dyshohet se u helmuan katër klientë

Siguri

AUV-i mbyll lokalin ‘Aga Burger’ në Lipjan, dyshohet se u helmuan katër klientë

news image

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të martën ka mbyllur restorantin ‘Aga Burger’ në Lipjan, pasi dyshohet se se paku katër persona që kanë konsumuar ushqim aty, janë helmuar dhe tashmë ndodhen në Infektivën e QKUK-së.

Lokali është mbyllur nga AUV-i në mbrëmjen e së martës, ndërkohë pronarët pas kësaj kanë vënë afishe në xhama se “janë duke e rinovuar lokalin”.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

“Subjekti për të cilin bëhet fjalë ‘’Aga Burger 2 SH.P.K.’’ me adresë në rr: Lidhja e Prizrenit në Lipjan posedonte kushtet higjiene dhe tekniko sanitare minimale për zhvillimin e veprimtarisë. Në objekt përgatiste vetëm Hamburger me sos dhe sallat, Inventarin muret, tavolinat e punues i posedonte sipas kërkesave të zhvillimit të veprimtarisë.

Janë marr 5 strisho dhe 4 mostra për testim. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në dalje të rezultateve. Varësisht nga rezultatet laboratorike  rasti do të procedohet tutje sipas  procedurave administrative bazuar në të gjetura e mbledhura nga gjurmueshmeria e rastit”, njoftoi Thaçi.

/GazetaSinjali/