image AUV asgjëson rreth 2000 kg mish me afat të skaduar

Sociale

AUV asgjëson rreth 2000 kg mish me afat të skaduar

news image

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë njoftuar të premten se kanë asgjësuar rreth 2000 kg mish me afat të skaduar në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.

Sipas njoftimit, Policia ka marrë informatë përmes rrugëve operative mbi dyshimin se disa nga prodhuesit e produkteve të mishit “janë duke abuzuar me produktet me afat të skaduar, duke filluar nga shitja e tyre me çmim më të lirë, e deri tek ripërpunimi i tyre dhe ofrimi për konsum te qytetarët”.

“Në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë kg) mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, ku një pjesë është asgjësuar ndërsa një pjese iu janë marr mostrat për dërgim në laborator”, thuhet në njoftim.

Pas inspektimit të lokacioneve, është iniciuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ku hetimet po vazhdojnë, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

/GazetaSinjali/