image Autorja e “Përputhen" reagon për herë të parë mbi komentet e Luizit për Efin si ish-konkurente e emisionit

Bota e Yjeve

Autorja e “Përputhen” reagon për herë të parë mbi komentet e Luizit për Efin si ish-konkurente e emisionit

news image

Olsa Muhameti, Autorja e “Për’puthen”, ka reaguar për herë të parë për komentet e Luizit ndaj Efit për sa i përket pjesëmarrjes së saj në atë program.

Luizi ditë më parë tha se nuk do të dëshironte të shihte motrën e tij në një format të tillë si ai i Përputhen, ku sipas tij, një vajzë zgjedh mes 30 meshkujve se kë ka për burrë.

Gjatë puntatës së fundit ne “Fan Club”, Olsa shpreh se “Për’puthen” është formati që ka thyer tabutë dhe s’ka si të jetë turp të jesh pjesë e tij.

“Nuk reagova, sepse nuk doja të reagoja në ‘Instagram’. Isha dakord me çdo fjalë që kishte shkruar Bora në reagimin e saj dhe mendoj se është momenti të them këtu diçka. Nuk doja të nxitoja për të reaguar, sepse jam natyrë e flaktë.”

Më pas, Olsa ka shprehur se nuk e sheh problemin lidhur me mundësinë e vajzave që të zgjedhin djalin me të cilin duan të dalin.

“Dua të them që vajzat e ‘Për’puthen’ janë vajza luftarake, ju e keni parë. Nga ana tjetër, janë vajza shumë të guximshme, të cilat me mënyrën e tyre, janë munduar të emancipojnë edhe këtë shoqëri maskiliste. Nëse një vajzë del me tre, katër apo pesë djem dhe do të zgjedhë njërin prej tyre, ku është këtu problemi? Ku është turpi. Mendoj se ‘Për’puthen’ ka normalizuar këtë faktor, në një shoqëri kaq

/GazetaSinjali/