Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel.
Numri është publikuar nga zëvendëskryeministri i Kroacisë, Davor Bozinoviq.
Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë nevojë për informacione mund të kontaktojnë në numrin: 00 385 35 201 111.
“Në këtë numër telefoni mund të merrni informacione për pasagjerët nga autobusi që po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, i cili do nga rruga në mëngjes afër Slavonski Brod”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/