image Autoritetet greke marrin vendim për bashkëshortin e Angela Martinit

Bota e Yjeve

Autoritetet greke marrin vendim për bashkëshortin e Angela Martinit

news image

Bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është lënë i lirë. Drago Savulescu u arrestua duke bërë bujë në ishullin grek Mykonos.

Sipas “Revista Who” biznesmeni rumun është lënë i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete evropiane, konform rregullave të Interpol.

Kështu, vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti evropian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë.

/Gazeta Sinjali/