24 persona kanë vdekur në Indi pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin ka rënë në një lumë në pjesën perëndimore të Indisë.
Zyrtari policor, Rajendra Kumar, tha se shoferi i autobusit e humbi kontrollin pasi që një gomë e këtij mjeti shpërtheu në kohën kur dasmorët po udhëtonin nëpër një autostradë. Kumar shtoi se pesë persona mbijetuan në këtë aksident dhe u dërguan me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda.
Aksidenti ka ndodhur në rajonin Rajasthan, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit indian, New Delhi.
Ndyrshe, aksidentet vdekjeprurëse me autobusë janë të zakonshme në Indi. Rreth 150 mijë njerëz vdesin çdo vit në rrugët e Indisë, shpesh për shkak të vozitjes së pakujdesshme, mirëmbajtjes së dobët të rrugëve apo dhe mbingarkesës së automjeteve me pasagjerë, shkruan “Fox News”.
Në shtator të vitit 2018, një autobus me pelegrinë hindusë doli nga rruga dhe së paku 55 pasagjerë vdiqën në këtë aksident./GazetaSinjali/