image Autobusi bie në greminë, 18 të vdekur në shtetin verior të Indisë

Botë

Autobusi bie në greminë, 18 të vdekur në shtetin verior të Indisë

news image

Të paktën 18 persona u konfirmuan të kenë vdekur pasi një autobus me 29 pasagjerë në bord ra në një grykë në shtetin verior indian të Uttarakhand të dielën, thanë zyrtarët policorë.

”18 persona kanë vdekur, katër janë plagosur dhe tetë janë ende të zhdukur”, tha për reuters, Arpan Yaduvanshi, nga policia e Uttarkashi.

Një zyrtar tjetër i policisë në selinë e shtetit ka thënë se aksidenti ndodhi pranë Damta në rrethin Uttarkashi.

“Autobusi ishte në rrugë për në Yamunotri me 29 pasagjerë në bord nga distrikti Panna në Madhya Pradesh”, tha zyrtari.

Ministri i Brendshëm Amit Shah tha se kishte folur me kryeministrin e shtetit për incidentin dhe tha se operacionet e shpëtimit ishin në vazhdim dhe të lënduarit u dërguan në spitalin më të afërt.

/GazetaSinjali/