image Autobusët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi, veturat dhe kamionët lejohen të kalojnë

Kosovë

Autobusët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi, veturat dhe kamionët lejohen të kalojnë

news image

Një sinjalizues ka njoftuar redaksinë e Gazetës Sinjali se autobusët kanë mbetur të bllokuar që nga mesnata në kufirin Kroaci–Serbi.

Sipas tij, autoritetet kroate po i lejojnë të vazhdojnë rrugën veturat dhe kamionët, ndërsa autobusët nuk po lejohen të kalojnë.

“Jemi këtu që nga ora 00:00. Veturat dhe kamionët po lejohen të kalojnë, ndërsa autobusët jo”, ka thënë sinjalizuesi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/